Amfiteatri i Liqenit Artificial të Tiranës
+355 68 901 0991

NYou festival zhvillohet për të dytin vit radhazi, në qytetin e Tiranës nën slloganin Fall in jazz, marrë nga fall in love dhe në përshtatshmëri me Jazz në vjeshtë. Në këtë vit të dytë të saj festivali do të zhvillohet në datat 23-26 tetor. Është menduar për të qënë më atraktiv dhe më sensibilizues të zhvillohet në disa lokacione të ndryshme.

Festivali do jetë gjithë përfshirës përsa i përket kategorisë së pjesëmerrjes dhe aktiviteteve artistike. Ideja është për t’i shërbyer sa më shumë formimit të brezit të ardhmes me kulturë cilësore dhe gjithashtu për t’i shërbyer shtresava në nevojë me anë të të ardhurave që arrihen nëpërmjet shitjes së biletave.

Fokusi

Projekti do të marrë përsipër të edukojë dhe ndërgjegjësoj pjesën tjetër të shoqërisë për të qënë më aktive dhe për t’i dhënë mundësi më fokus të veçantë personave me sindromën DOWN dhe Autike, për socializimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

N(YOU) është konceptuar me shumë aktivitete gjatë ditës duke dhënë mesazhin e mirëqënies, që për këta persona do të thotë mbi të gjitha integrim në shoqëri dhe në mënyrë të veçantë në botën e shkollimit dhe të punës.

Për 3 ditë me rradhë, nga e mërkura në të premte, eventet e projektit do të kenë fokusin mbi këta individë, madje duke i bërë ata dhe pjesë të stafit.

Stafi

Eventi do te jetë i mbushur me aktivitete që do të fillojnë që në mëngjes e do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës. Në mbrëmje mund të ndiqni disa interpretime live nga artistë të njohur shqiptare dhe të huaj, ku pjesëmarrja do të jetë me pagesë. Organizatorët e këtij eventi janë:

  • Brikel Guga – Drejtor festivali
  • Ardit Guga – Koordinator