NYOU
FESTIVAL
3 Ditë      50+ Artistë     1000+ Pjesëmarrës

Projekti NYou vjen me edicionin e tij të parë në datat 6-7-8 qershor në Tirane nga shoqata Ora, e cila luan një rol të veçantë në jetën aktive shoqërore për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve me probleme.

Rreth Nesh

Qëllimi i N(YOU) është përmirësimi dhe edukimi i rinise nëpërmjet artit, ofrimit të një mundësie për grupe muzikore nga e gjithë Shqipëria, Ballkani dhe Evropa për t’u takuar, demonstruar dhe ndarë arritjet e tyre muzikore dhe kreativitetin. Projekti do të marrë përsipër të edukojë dhe ndërgjegjësoj pjesën tjetër të shoqërisë për të qënë më aktive dhe për t’i dhënë mundësi më fokus të veçantë personave me sindromen DOWN dhe Autike, për socializimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Amfiteatri i Liqenit Artificial

N(YOU) është konceptuar me shumë aktivitete gjatë ditës duke dhënë mesazhin e mirëqënies, që për keta persona do të thotë mbi të gjitha integrim në shoqëri dhe në mënyrë të veçantë në botën e shkollimit dhe të punës.

6 Qershor - 8 Qershor

Për 3 ditë me rradhë, nga e mërkura në të premte, eventet e projektit do të kenë si qëllim sensibilizmin e qytetarëve mbi potencialet e personave me sindromën Down, ku disa prej tyre gjithashtu do të jenë dhe pjesë e stafit.

Programi

Projekti do të sigurojë një komunitet dinamik të studentëve, artistëve, mësuesve, studiuesve dhe audiencës në një aktivitet për të studiuar, kryer, mësuar, hulumtuar, vlerësuar dhe shijuar zhanerat e ndryshëm muzikor dhe stilet e lidhura me muzikën nga e gjithë bota. Kjo iniciativë është konceptuar jo vetëm si një projekt, por për tu pasuar rradhazi nga shumë të tjerë.

6 Qershor

Ivan Ivanov
Marko 
Markovic

7 Qershor

Dina Busic
Human Touch

8 Qershor

Nesim Maxhuni
ZJM Big Band

NYou Festival 2018

Biletat

Eventi do te jetë i mbushur me aktivitete që do të fillojnë që në mëngjes e do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës.
Në mbrëmje mund të ndiqni disa interpretime live nga artistë të njohur shqiptare dhe të huaj.
Pjesëmarrja në koncertet e mbrëmjes do të jetë me pagesë

Nata e parë
600 Lekë
Interpretojnë live Ivan Ivanov dhe Marko Markovic.
Nata e dytë
600 Lekë
Interpretojnë live All In Band, Dina Busic dhe Human Touch.
Nata e tretë
600 Lekë
Interpretojnë live Nesim Maxhuni dhe ZJM Big Band.